Policia greke ka shkatërruar mbi 1 ton lëndë narkotike me djegie.
Në ambientet e veçanta për operacione të kësaj natyre janë djegur 221 pako me lëndë narkotike, përballë pjesëtarëve të një komisioni të posaçëm që siç duket nga pamjet e publikuara regjistronin çdo pako që digjej.
Bëhet fjalë për lëndë narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Nëndrejtoria e Prokurorisë për Lëndët Narkotike pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar si dhe nga Shërbimet e tjera të Sigurimit.
Konkretisht janë shkatërruar dhe djegur:
-396 kilogramë dhe 448 gram kokainë,
-3 kilogramë dhe 302 gram heroinë,
-585 kilogramë dhe 49,7 gram kanabis i papërpunuar,
-32 kilogramë e 294,5 gram kanabis i përpunuar,
-37 kilogramë dhe 135,4 gram metamfetaminë,
-2.330 fidane kanabis dhe
-474,2 gram MDMA.
“Asgjësimi është kryer sipas procedurës së përcaktuar dhe në vend të përshtatshëm, ndërsa ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar trafikun e drogës me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë së qytetarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë greke.