Ballina Aktualitet Zjarri shkrumboi Urgjencën e QSUT, ekspertët zbardhin skandalin: Bateritë u instaluan në...

Zjarri shkrumboi Urgjencën e QSUT, ekspertët zbardhin skandalin: Bateritë u instaluan në ambient pa ventilim

12
0

Zjarri në Urgjencën kombëtare pranë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u shkaktua për shkak se dhoma ku ishin vendosur bateritë ka qenë jashtë çdo kushti teknik. Mungesë e një projekti ka bërë që të mos ketë ventilim të ambientit dhe për pasojë UPS është mbinxehur dhe ka shpërthyer.

Në këtë konkluzion ka dalë grupi i ekspertëve, të cilët u ngarkuan nga prokurorët me detyrën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në urgjencën kombëtare.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se për zhvendosjen e pajisjeve mjekësore nga urgjenca e vjetër tek ambjentet e reja është ngritur një komisioni i posaçëm.

Por ky komision rezulton se nuk ka bërë një projekt zbatimi, për krijimin e kushteve të posacme ku do të vendoseshin bateritë, ndërsa rezulton se nuk kishte një projekt zbatimi për zjarrin.

Pas administrimit të aktekspertimit prokuroria është duke hetuar për të përcaktuar se kush ishin personat përgjegjës pranë QSUT që duhet të kontrollonin zhvendosjen e pajsjeve mjekësore dhe përse kjo ka ndodhur në mungesë të një projekti.

Ndërkohë një akt i dytë i kryer nga Universiteti Politeknik ka përcaktuar se vlera e dëmit të shkaktuar nga rënia e zjarrit është 30 milionë lekë.

Zjarri në urgjencën kombëtare u regjistrua më 11 shkurt të këtij viti. për fat të mirë nuk pati dëmtime në njerëz.