Manchester City është zyrtarisht në krizë. “Qytetarët” pësuan humbjen e pestë radhazi, teksa këtë të shtunë u mposhtën 0-4 nga Tottenham. Edhe pse Pep Guardiola zyrtarizoi rinovimin, situata duket dramatike te kampionët e Anglisë. Miqtë nga Londra shënuan dy gola në pjesën e parë me autor Maddison në minutat 13 dhe 20-të, ndërsa në të 53 Porro dhe më pas Johnson në fund “vulosën” gjithçka. Për herë të parë në historinë si trajner, Pep Guardiola pëson pesë humbje radhazi.
Me Liverpool që kryeson me 28 pikë dhe ka një ndeshje më pak, City ndjek me 23 pikë në vendin e dytë, duke ndjerë nga pas presionin e Chelsea dhe Arsenal që kanë një pikë më pak. Tottenham me 19 pikë ngjitet në pozitën e gjashtë.