Ballina Sport Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1

16
0

Max Verstappen është shpallur sot në mëngjes kampion bote për pilotë në Formula 1, në përfundim të garës së zhvilluar në Las Vegas.

Piloti holandez i Red Bull, u rendit i pesti, por kaq mjaftoi që të sigurojë titullin e katërt për pilotë në karrierën e tij.

Në pistën qytetase të Las Vegas triumfoi piloti britanik George Russell, fitorja e tretë në karrierë, në një garë që e nisi nga vendi i parë dhe nuk e lëshoi per asnjë moment kreun. Ai la pas patriotin dhe shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i dyti).

Në podium u ngjit edhe spanjolli i Ferrari, Carlos Sainz (i treti) që la pas pilotin tjetër të “kokëkuqes”, Charles Leclerc (i katërti). Gjithsesi, vëmendja ishte përqendruar te dueli mes Verstappen dhe Norris, me këtë të fundit që u rendit i gjashti, duke bërë një garë anonime.

Norris u rendit pas Verstappen, duke bërë që holandezi të shpallet matematikisht kampion bote edhe pse ka ende dy gara për t’u zhvilluar (+64 pikë në renditje). Vestappen bëri një garë të mirë, duke rivalizuar me Ferrari dhe duke arritur objektivin e tij.

Festë e madhe per Verstappen, që arriti të shpallet kampion në një sezon të vështirë, sidomos në pjesën e dytë të tij. Gëzon edhe mercedes, në një garë që dominoi me një fitore të dyfishtë. Në zonën e pikëve edhe Piastri, Hulkenberg, Tsunoda e Perez.