Ballina Kronika Telefon dhe alkool në timon, policia vendos gjoba rekord në Vlorë

Telefon dhe alkool në timon, policia vendos gjoba rekord në Vlorë

9
0

Policia e Vlorës ka ashpërsuar masat për shoferët që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo duke përdorur telefonin. Policia e qytetit bregdetar njofton se gjobat arrijnë deri në 400 mijë lekë të vjetra për të gjithë drejtuesit që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia ka ndëshkuar me gjoba drejtuesit e automjetve që përdorin telefonin si dhe mosrespektimi i sinjalistikës duke rrezikuar jetën e qytetarëve si dhe drejtuesit që lëvizin nën efektin e alkolit duke u bërë shkak për aksidente, teksa 1 person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në gjendje të dehur në timon

Ndërkohë, në fokus të policisë rrugore kanë qenë mjetet me xhama të zinj që nuk janë pajisur me letër identifikuese si dhe qytetarët që lëvizin me motoçikleta duke mos përdorur kasën mbrojtëse. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në timon dhe të mos lëviz në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.