Ballina Bota Tërmet me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

78
0

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të martë brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:45, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi rreth 10 kilometra.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur dëme.

Ndërkohë, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.