Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestën e sotme të opozitës e cila doli në disa pika të kryeqytetit duke bllokuar për disa orë qarkullimin e lirë të automjeteve, mes përplasjeve dhe shtyrjeve me policinë ku nuk mungoi autoboti me ujë dhe gazi lotsjellës.
Spahiu thotë se ndjen keqardhje që PD nuk proteston për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, por për 84 vjeçarin Sali Berisha. Sipas Spahiut mungon kauza e opozitës dhe strategjia është e gabuar dhe e dështuar.
“Ndjej keqardhje që sot opozita nuk është në shesh për të protestuar për vrasjen e 14 vjeçarit por për fundin e 84 vjeçarit. Vetë masiviteti është minimal dhe numër i vogël. edhe strategjia mbetet e shpërndarë në 4 zona me qëllim që të mos numërohen ata. e pakuptimtë të kërkosh të rrëzosh kryeminstrin dhe të bllokosh Zogun e Zi. Nuk e kuptoj kanë 20 vite që e kanë kapur me Zogun e Zi. Një opozitë duhet të protestojë për të bllokuar sistemin qeverisë. Nuk rrëzohet regjimi duke sjellë 20 autobusa me fshatarë nga veriu dhe jugu, nuk rrëzohet qeveria duke bllokuar rrugët, taksitë dhe ambulancat, duke protestuar jashët orarit zyrtar, duke protestuar jashtë institucioneve. Kam një pyetje pse këta demokratë nuk protestuan kur rrogat e deputetëve u rritën 3 500 euro, kur bëri marrëveshje Rama me Berishën. si nuk protestuan kur bënë amnisti?”, thotë Spahiu.
Spahiu komenton edhe pjesëmarrjen në protestë, duke thënë se nuk mund ta rrëzojnë regjimin poltik të Tiranës me 20 autobusë të mbushur me militantë që i zjellin nga fshatrat.