Në një program televiziv u komentua nga të ftuarit edhe aksioni opozitar i mosbindjes civile.
Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se opozita do provojë të gjitha format e mosbindjes civile. Ai u shpreh se pushteti po ndjen frikë dhe se shpresa e vetme e vendit është opozita.
Ndërsa, gazetari Arbër Hitaj deklaroi se qasja e opozitës është non sens, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që sot në protestë kishte skena dhune.
Agron Gjekmarkaj: Do të provojmë të gjitha format e mosbindjes civile. Pushteti ndjen frikë. Ne shikojmë sesi e drejta e votës është e pagarantuar. I vetmi qëllim është të kemi zgjedhje të lira e të ndershme e besoj se do ia dalim të gjithë bashkë. Opozita është shpresa e vetme e vendit.
Arbër Hitaj: Opozita po tregon dobësi. Rruga më e mirë është organizimi. Organizimi nuk bëhet me protesta, duke lënë votuesit që të presin në trafik. Kjo qasje është non sens. Do doja që mos shikoja ato skena që kam parë sot. Dënoj dhunën e policisë në drejtim të protestuesve, por edhe dhunën e deputetëve ndaj policëve. Edhe policët janë potencial votash për opozitën.