Ballina Kosovë “Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë pjesë e NATO-s”

“Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë pjesë e NATO-s”

5
0

Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Avni Islami, thotë se rrugëtimi i FSK-së ka qenë shumë i vështirë për të arritur deri këtu.

”Duke u marr në kronologji, FSK që nga TMK, nga ish-UÇK, fillimisht si forcë shpëtim dhe të ndihmojë në forcë për shpëtim, rrugëtimi i FSK-së ka qenë shumë i vështirë, deri në një përiudhë të caktuar kanë zhvilluar operacione të ndryshme. Duke marrë nevojën dhe zhvillimet që ndodhën në rajon dhe rrafshin ndërkombëtar, institucionet e Kosovës, e panë të rrugës dhe ishte nevojë që ushtria e Kosovës të fillojë me një përshpejtim të shpejtë dhe që nga momenti kur TMK u shëndrruarn në FKS me ligj të veçantë, që nga atëherë ushtria e Kosovës të kompletohet në tri faza. FSK ka tejkaluar gjitha planet deri më sot dhe po ec me një hap shumë më të shpejt se sa që është parë’’, thotë ai.

Islami, potencon se FSK së shpejti do i bashkëngjitet NATO-s.

‘’Përveç që do të sigurojë paqe brenda Kosovës, kjo forcë do të bashkëngjitet shumë shpejt NATO-s, që të jetë krah për krah vendeve tjera. Synim i saj është anëtarësimi në NATO e që kjo është më tepër se vendim politik e të jetë si kusht qoftë në aspektin e logjistikës qoftë në aspektin profesional’’, thekson ai.

Islami, shton se Kosova dhe FSK ka përmbushur gjitha kriteret për të qenë pjesë e NATO-s.

‘’Duke e ditë që brenda Kosovës ekziston KFOR edhe pse ne nuk jemi pjesë e NATO-s ne i plotësojmë gjitha kriteret që të jemi pjesë e NATO-s’’, tha Islami.