Ballina Politika Dash Sula del garant: Dy politikanë të rëndësishëm nga PS do arrestohen

Dash Sula del garant: Dy politikanë të rëndësishëm nga PS do arrestohen

0
66

Dy politikanë të lartë të PS-së janë në ”garë” kush do të arrestohet i pari nga SPAK.

Kështu paralajmëron, jo vetëm në parashikim, por edhe në informacion, deputeti demokrat Dashnor Sula në ‘Të Pashoq’.

Duke komentuar çmontimin e dosjes së Elbasanit ku u lëshuan 21 masa sigurie, mes tyre 18 në qeli, Sula thotë se ai tmerr që prodhoi SKY për Elbasanin, nuk është asgjë para asaj që do të dalë akoma në vazhdim.

Deputeti demokrat thotë se në ditët në vazhdim do ketë të tjera arrestime të bujshme që do të bëjë SPAK në kuadër të segmenteve të tjerë të dosjes me përgjimet e SKY, ku do të dalin lidhje të frikshme të politikës me krimin.

Sula del garant se nga deputetët e opozitës nuk ka përdorur askush SKY, ndërsa nga socialistët, thuajse të gjithë.

I pyetur se si mund të dalë garant edhe për të tjerët, Sula tregon se kanë biseduar mes kolegësh për këtë gjë dhe është bindur se askush mes tyre nuk ka qenë përdorues i kësaj platforme.

Ai tregon se gjatë fushatave të ndryshme elektorale, ai ka qenë dëshmitar se çfarë ndodh dhe ndaj ato që kanë dalë nga përgjimet e SKY, për të nuk janë të panjohura.