Ballina Aktualitet Përkeqësimi i motit dhe stuhitë detare, kapiteneria e portit të Durrësit bën...

Përkeqësimi i motit dhe stuhitë detare, kapiteneria e portit të Durrësit bën njoftimin e rëndësishëm

20
0

Prej ditësh vendi ynë është nën ndikimin e temperaturave të ulëta ndërsa në zona të ndryshme ka patur edhe reshje shiu. Ndërkohë sot raportohet se për shkak të motit të keq dhe stuhive detare janë anuluar lundrimet në det në gjirin e Durrësit.
Flota e peshkimit në Durrës ka njoftuar se për tre ditët në vazhdim të mos dalin me det.
Kapiteneria e përgjithshme detare u ka bërë thirrje edhe anijeve që janë në det të tërhiqen në port, pasi pritet të ketë stuhi të fuqishme detare.

Edhe anijet e tonazhit të ulet nuk do të dalin në det deri në një urdhër të dytë.
Ndërsa tragetet dhe anijet tregtare të tonazhit të rendë vazhdojnë aktivitetin e tyre. Në portin më të madh të vendit është pezulluar puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit rifuxhio.