Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur ditën e sotme në lidhje me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila është kthyer në vëmendje të publikut, pas publikimit të bisedave në “Sky ECC”, ku ajo komunikonte me bandat kriminale.
Në një intervistë televizivr, gazetari ka treguar se Fetahu është bërë gjykatëse me anë të një kursi 6 mujor dhe ka arritur të qëndrojë në sistemi ne drejtësis, edhe pse ka pasur disa herë masa disimplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
“Unë e kam pasur dhe fqinjë Pajtimen kur isha student të Elbasan për gazetari. Pajtimja është nga ato gjykatëse që vjen nga kurset 6-mujorëshe. Në vitin 1998, u detyra të kalonte një provim ose të kishte siguruar diplomën e Juridikut. Gjykatësit u futën në grevë urie. Disa u treguan më të zgjuar, thanë ne do heqim dorë nga greva dhe ju do na ndihmoni në provim. Këta janë sot gjykatës. Pajtimja është larguar disa herë nga KLD-ja, ka pasur disa masa administrative. Vajza e saj është shefja e departamentit të Juridikut.”– tha gazetari.