Ballina Kronika “7 aksidente në ditë”, INSTAT: Rriten shifrat krahasuar me 2023, ja qytetet...

“7 aksidente në ditë”, INSTAT: Rriten shifrat krahasuar me 2023, ja qytetet më problematike

15
0

Çdo ditë në Shqipëri kanë ndodhur mesatarisht 7 aksidentet rrugore në ditë gjatë vitit 2024. Vetëm në 10 muajt e parë të këtij vitit janë regjistruar 1,857 aksidente rrugore, 556 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tashmë është e faktuar me anë të statistikave se numri i aksidenteve rrugore si dhe personave të lënduar prej tyre vjen në rritje nga një vit në tjetrin.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, nxjerrin në pah se vetëm në muajin tetor janë regjistruar 142 aksidente, me 186 persona të lënduar, disa prej tyre kanë humbur jetën.

Krahasuar me tetorin e vitit 2023, aksidentet janë rritur me 44,9%. Sjellja e drejtuesit të mjetit dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është bërë shkak për aksidentet në 90% të rasteve. Ndërsa grupmosha mbetet ajo 25-34 vjec me numrin më të  lartë të aksidenteve.

Në harkun kohorë të 10 muajve të vitit 2024, shumica e aksidenteve kanë ndodhur në Tiranë, pasuar nga Durrësi, Lezha, Fieri dhe Gjirokastra, ndërsa më pak aksidente kanë ndodhur në Berat.