Ballina Kosovë Sulmi terrorist në Zubin Potok, presidentja merr një vendim: Ishte paraparë që...

Sulmi terrorist në Zubin Potok, presidentja merr një vendim: Ishte paraparë që sot të …

24
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar vizitën shtetërore të planifikuar në Brunei për shkak të sulmeve terroriste ndaj infrastrukturës jetike në Kosovë. Vizita ishte planifikuar të ndodhte mëngjesin e sotëm, por situata aktuale e sigurisë e ka bërë të domosdoshëm këtë vendim, përcjell Bota sot.

Gjatë një bisede telefonike me Sulltanin e Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah, Presidentja e ka informuar për zhvillimet dhe të dy liderët janë dakorduar që vizita të shtyhet për një kohë të përshtatshme.

Vendimi për anulim është marrë pas një analize të kujdesshme të situatës dhe me qëllim koordinimin më të mirë të institucioneve për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

Presidentja Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei. Presidentja ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.