Ballina Kronika Vritet një person me armë pranë lokal ‘Kështjella’ në Ndroq! Policia identifikon...

Vritet një person me armë pranë lokal ‘Kështjella’ në Ndroq! Policia identifikon autorin, lëvizte me një ‘Benz ML’ të zi! Ja për çfarë dyshohet

64
0

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Ndroq të Tiranës. Policia është nisur për në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit që qarkullonte me një automjet tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, afër lokal “Kështjellës”. Viktima është Alfred Dedja, banor i zonës, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit dhe u vu në ndjekje të tij, pa dhënë identitetin për momentin.

Viktima ka qenë në këmbë kur është qëlluar. Policia është vënë në ndjekje, teksa po punon për të ngritur pistat rreth krimit të rëndë.

Mbetet e paqartë dinamika dhe shkaqet e vrasjes dhe po verifikohen informacionet, por pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës.

Autori tashmë i identifikuar sipas të dhënave të para hetimore, është afruar me një makinë “Benz ML” me ngjyrë të zezë, teksa ka qëlluar viktimën Dedja me armë, i cili po ecte në këmbë afër lokalit.