Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthyer në Kuvend pas heqjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, deklaroi se është kthyer “për të udhëhequr opozitën drejt fitores”.
Berisha tha se Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij për të mos e parë në Kuvend.
“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë. Edi Rama mendoi se e realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën. I bëtë llogaritë gabim sepse nuk ishte viti 1946.
Është e vërtetë se ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së kombit amerikan dhe ndiqnin agjendën e George Sorosit, këtij armiku të egër të kombit amerikan.
Pra, ju në 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Por, sot, ja ku jam. Vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, tha Berisha.