Ballina Editorial Viti 2025 duhet të jetë Viti i Veting-ut për politikën shqiptare, ndëshkim...

Viti 2025 duhet të jetë Viti i Veting-ut për politikën shqiptare, ndëshkim me votë të saj

54
0

 Nga Skënder Sadri KAPITI

 Duhet Veting për politikën shqiptare, dhe nëse shkohet edhe në zgjedhjet e vitit 2025 me po këta politikanë të partive politikë dhe me këta deputetë, asgjë s’ka për të ndryshuar për mirë.Politika shqiptare në këtë tranzicion  nuk ka zgjidhur problematika, por ajo është zullumqarja dhe kryeproblemi që ka prodhuar vetëm probleme për Shqipërinë dhe shqiptarët, prej korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së saj Shqipëria mbeti në udhëkryq.

 Sot në Shqipëri por edhe në Kosovë,politika është zullumqarja dhe kryeproblemi që prodhon probleme.

 Shqiptarët kanë shumë halle e probleme sa që nuk ke nga t’ia nisësh e fillosh për t’i numëruar e radhitur ato. Por problem më i madh dhe kresor në Shqipëri  është ai i cili jo vetëm se nuk zgjidh probleme, por përkundrazi që i prodhon problemet, dhe ajo është politika shqiptare.

Pra kryeproblem i shqiptarëve është politika.Dikush mund të thotë se nuk më intereson politika dhe nuk merrem me politikë, por ama ai dhe të tjerët që deklarohen si ai, edhe ata si shumica e shqiptarëve ankohen për pensionet, për papunësinë, për arsimin,për shëndetsinë, për pasigurinë për jetën, për largimin nga atdheu; ankohen për eksodin, për bujqësinë, për bashkinë, për kryebashkiakun, për gjyqtarët, prokurorët,  për drejtorët,për administratën, për hipotekën, për pronën, për cmimet etj. etj.

Dhe a nuk është politika ajo që propagandon, që premton shumë e gjithcka dhe a nuk janë politika,qeverisja dhe drejtësia politike përgjegjëse për këto, të cilët paguhen dhe mbahen nga paraja publike e taksapaguesve shqiptarë?  Madje edhe atëhere kur politika shqiptare   pretendon se ka zgjidhë e bërë ndonjë gjë të hajrit , prej politikës dhe reformave të saj vetëm sa janë shtuar hallet dhe problematikat e shqiptarëve e qytetarëve, dhe politika vetëm sa e ka përkeqësuar gjëndjen.Do ishin të mjaftueshme p.sh.vetëm  dy reformat më kryesore, ajo e pronave dhe e drejtësisë që ka kryer politika shqiptare në këtë tranzicion për të vertetuar atë se cfarë katrahurash, konfliktesh e padrejtësish kanë ardhur dhe që i ka gjeneruar kjo politika e tranzicionit.

Reformat dhe zhvilimet politike, keqqverisjet  dhe drejtësia politike shqiptare në këto vite tranzicion kanë gjeneruar krime gjithfarëshe, korrupsion, trafikim droge, hajdutëri, papunësi, varfëri, tradhti publike, mashtrime, moszhvillim dhe eksod. Ndërsa publiku vetëm sa ankohet dhe ankohet.