Ballina Politika Spartak Ngjela: Si e shoh unë Berishën në izolim!

Spartak Ngjela: Si e shoh unë Berishën në izolim!

101
0

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për Sali Berishën, i cili që prej fundit të dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie. Duke folur për Berishën Ngjela u shpreh se ish-kryeministri ka rënë shumë moralisht dhe kjo për shkak se nuk po përballon dot izolimin që ai nuk e njeh. Ndaj sipas Ngjelës, Berisha u thotë përkrahësve të tij nga ballkoni që shumë shpejt do të vijë Berisha 3.

“Ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, sepse ai nuk mund të burgoset. Berisha është 80 vjeç dhe ligji e përjashton që t’i jepet masa arrest me burg. Nëse ndodh që ai të burgoset dhe të pësojë infarkt, ai që ka dhënë dënimin mban përgjegjësi. Por ajo që dua unë të theksoj është se masa është e njëjtë në mënyrën se si përjetohet.

Kjo duket qartë edhe te Berisha. Ai ka ndryshuar që prej 30 dhjetorit, kur iu dha masa e sigurisë. Ka rënë moralisht. Dhe po ua thotë dikush që e njeh izolimin. Berisha nuk e ka eksperiencën për ta përballuar izolimin. Koshienca njerëzore në izolim shkon në delir, persekucion ose iluzion. Më të lehtë e kanë ata që shkojnë në delir. Në këto degë të çon izolimi dhe këtë po e them këtë nga eksperienca.

Por ndryshe nga Berisha unë isha i përgatitur. Kisha qenë prokuror, avokat, dhe e dija çfarë të pret në burg.

Ndërsa njerëzit poshtë ballkonit janë tifozët. Ata nuk të lënë kurrë sado poshtë të shkojë skuadra ata vazhdojë të ndjekin. Pastaj ka edhe iluzionistë, si Gazment Bardhi. Është e ndarë bota. Problemi i tyre i gjithë këtyre është që delirantë, tifozë dhe iluzionistë, janë të tre pa parti. Partinë e ka Basha”, u shpreh zoti Ngjela.