Ballina Kronika U gjet i pajetë në makinën e tij, zbulohen detaje nga vdekja...

U gjet i pajetë në makinën e tij, zbulohen detaje nga vdekja e 47-vjeçarit në Korçë

48
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 47-vjeçarit Çelnik Malçellari, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në qytetin e Korçës mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një Fast-Food në qytetin e Korçës. E arrestuara, Vahide Shuli, nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë. Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie intime ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Pasi policia bëri identifikimin e Vahide Shulit, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici.

Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe (të reja).