Ballina Aktualitet Rama ndan pamje nga atraksionet e Dibrës: Natyra ka skalitur thesare të...

Rama ndan pamje nga atraksionet e Dibrës: Natyra ka skalitur thesare të relievit malor

45
0

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atraksionet e Dibrës. Kreu i qeverisë u shpreh se në Dibër natyra ka skalitur thesare të relievit malor.

Maja e bardhë e Korabit që është fillimi i konturit të peizazhit të Dibrës që ceket në krye të telajos natyrore, për të vijuar me linjat gjarpëruese të Drinit të Zi e bëjnë këtë trevë një kryevepër natyrore për turistët. Turistët magjepsen pas Korabit për bukurinë që ka, shtigjet malore atraktive, pamjet madhështore, të rralla, rruga drejt ujëvarës dhe shtegu, duke ndjekur Drinin e Zi.

Korabi është mali më i lartë në Shqipëri. I përshtatshëm për ecje malore duke filluar nga maja e Korabit, fshati turistik i Radomirës, fusha e Korabit dhe në bjeshkën e Gramës, stanet e Kaloshëve, në Rabdishtin turistik, me Hinosken e shtëpitë pritëse të Fidallarëve dhe nëpër Valivar në malin e Kërcinit dhe shumë atraksione natyrore dhe kulturore në zonën e Maqellarës.