Ish deputeti i PD dhe ish kandidati i saj për kreun e bashkisë Durrës ka gjetur një mënyrë orgjinale për të akuzuar Ramën dhe qeverinë e tij duke shfrytëzuar 9 dhjetorin dita kundë korrupsionit. Në një postim në rrjetet sociale ai ështe shprehur se: Në fakt, dita e sotme duhet të futet në kalendarin e festave zyrtare të tij, pasi bazuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, Rama & CO kryesojnë për korrupsionin, që ka njohur vetëm rritje.
Postimi i plotë i Igli Carës
Të vjedhësh me ligj është kthyer në një standard të qeverisë Rama!
Në fakt, dita e sotme duhet të futet në kalendarin e festave zyrtare të tij, pasi bazuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, Rama & CO kryesojnë për korrupsionin, që ka njohur vetëm rritje.
Qeveria Rama do të mbahet mend për numrin rekord të ligjeve korruptive, duke vjedhur pasuritë kombëtare dhe fondet publike.
Porti i Durrësit, inceneratorët, Rindërtimi, PP në shëndetësi janë vetëm disa nga nga projektet, që dëshmojnë se kjo qeveri vjedh hapur ditën për diell!
Gëzuar Rama & CO, etalonë të vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipërinë e pas viteve ’90!
