Ballina Kronika U gjet i pajetë në kanal pasi u hodh nga shoku i...

U gjet i pajetë në kanal pasi u hodh nga shoku i tij, ky është 33-vjeçari Branko Shkoza

55
0

Personi në foto është Branko Shkoza, i cili u gjet i pajetë më datë 5 dhjetor pasi ishte shtyrë në një kanal në Spitallë të Durrësit nga shoku i tij Majlind Habibi.

Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme nga policia e Durrësit, pasi u zbulua krimi. Ai pranoi në polici konfliktin, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan.

Ngjarja ndodhi më datë 2 dhjetor, teksa autori pranon se e ka shtyrë në kanal Shkozën e më pas u largua duke menduar se kanali ishte i cekët.

Të nesërmen kur mori vesh se nuk kishte shkuar në shtëpi, Habibi shkoi tek kanali dhe pa trupin e pajetë të shokut të tij, por nuk e kallëzoi krimin. Pas denoncimit të babait të viktimës u bë e mundur gjetja e 33-vjeçarit Branko Shkoza.