Ballina Kronika Ishin duke lëvizur me motor, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën...

Ishin duke lëvizur me motor, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

92
0

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë, pranë shkollës së naftës.

Një çift dhe vajza e tyre 3-vjeçare, të cilët po udhëtonin me motor, janë përplasur nga një automjet tip Benz.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

Drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.