Në një postim të pak minutave më parë, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, i ka bërë thirrje familjarëve të Shijakut që janë të interesuar për kredi të buta që të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e duhur pranë kësaj bashkie. Sipas tij programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Ai ka dhënë gjithashtu detaje të atyre që mund të përfitojnë nga ky program duke filluar që nga familjet e reja, gra të dhunuara apo kryefamiljare, familje njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë si dhe familjet më me shumë se katër fëmijë.
Postimi i plotë i kryebashkiakut Arbana
Njoftim për aplikim për kredi të butë.
I bëjmë thirrje familjeve shijakase që janë të interesuara për të marrë një kredi të butë të paraqesin dokumentacionin pranë bashkisë.
Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë:
Familje, të reja dhe të rinj në moshë jo më të madhe se 40 vjeç.
Gra kryefamiljare/gra të dhunuara
Familje njëprindërore që kanë në ngarkim një fëmijë.
Familjet me më shumë se katër fëmijë.
Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë apo familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!