Ballina Aktualitet Grabitja e radhës e Bashksë Durrës: Shpronëson me çmim 178.000 dhe...

Grabitja e radhës e Bashksë Durrës: Shpronëson me çmim 178.000 dhe 191.000 lekë trojet rrotull amfiteatrit. “Viktima”, vëllai i Gjushit, ish Dhurata e gjykatës dhe demokrati euroatlantik Jon Myshketa

491
0

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës mblidhet të hënën për të miratuar projekt vendimin për prishjen e ndërtesave rrotull amfiteatrit të Durrësit si dhe shpronësimin e tyre. Projekt vendimi ka kaluar diten e enjten ne mbledhjen e Komisioneve perkatese.  Projektvendimi  me titull “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË SHPRONËSIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME,  PRONË PRIVATE, QË PREKEN APO ZHVLERËSOHEN  NGA REALIZIMI I PROJEKTIT TË RIJETËZIMIT TË ZONËS ARKEOLOGJIKE “TID” DURRËS, PËR ZHVILLIMIN DHE RUAJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE” parashikon shpronësimin e 103 objekteve dhe trojeve nën to apo të lira. Vlera e përgjthshme e parashikuar e shpronësimit është në masën 490.402.930.2 milione lekë të reja.

Ajo që vihet re në materialet që i janë përcjellë këshilltarëve bashkiakë është çmimi i caktuar për trojet në zonën në të cilën parashikohet të bëhen shpronësimet. Sipas të dhënave rezulton se pronarët e trojeve do të kompensohen me dy vlera të përafërta. Për zonën kadastrale 8512 cmimi i përllogaritjes së shpronësimit është afro 190.000 lekë të vjetra, ndërsa për zonën kadastrale 8514 është afro 178.000 lekë të vjetra. Nuk ka asnjë shpjegim në relazionin shoqërues të projekt vendimi se pse troje që janë ngjitur me njëri tjetrin vlerësohen me cmime të ndryshme, pa llogaritur faktin që bëhet fjale për një cmim qesharak pasi këto troje ndodhen në zemrën historike të qytetit. Do ishte njësoj sikur në Romë, ngjitur me Koloseun shtëpitë dhe trojet të shpronësoheshin me çmimin 200 euro.

Mbetet për t’u parë qëndimi i këshilltarëve në mbledhjen e ditës së hënë. Kjo kërshëri rrjedh edhe nga fakti që në listën e të shpronësuarve është edhe vëllai i ishkryebashkiakut Dako edhe një nga kryetarët (në kohën e Bashës) e Degës së Partisë Demokratike Durrës Jon myshketa, tashmë demokratët euroatlantik. Edhe pse relacioni ka kohë që po përgatitet, edhe pse tashmë ai është duart e këshilltarëve, duket se ata janë në heshtje duke lënë edhe një  dyshim për atë që po, ndodh për vërtetësinë e vendimëve që merren në këshillin bashkaik për të mos thënë edhe për pazare të turpshme që drejtohen nga njerëzit e kryebashkiakes së Durrësit por edhe nga kreu i këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi./ bulevard news