Vetëm pak ditë më parë PD në qendër ka miratuar edhe listën e grupit të punës që do të drejtojë fushatën elektorale të kësaj partie në Durrës. Në fakt lista kaloi në dy etapa pasi fillimisht u caktuan 13 emra, por vetëm pak orë më pas listës ju shtuan edhe tre emra që në fakt për nga përfaqësimi dhe kontributi duket se janë me shumë peshë. Kështu në listën e fillimit mungonin deputeti Xhaferraj dhe më pas ish deputeti Pëllumb Berisha dhe ish kreu i Degës së Durrësit, Osman Stafa. Miratimi i listës nga qendra ka ngjallur menjëherë reagimet e para, reagime të cilat nuk kanë munguar edhe pas shtimit të tre emrave të tjera nga sekretari Noka. Kur ka kaluar vetëm një javë nga miratimi i kësaj liste në fakt demokratët në Durrës janë mes optimizmit dhe pakënaqësisë, nisur edhe nga fakti që gjysma e listës në fakt le hije dyshimi për mënyrën e angazhimit gjatë periudhës që PD ishte pa vulë dhe kishin nisur sulmet brenda saj. Drejtuesi politik i Durrësit që duket se do të drejtojë edhe listën e kandidatëve, Oerd Bylykbashi, duket se është emri më i pranushëm, nisur nga fakti që ai ka qenë që në fillim i qartë në pozicionin e tij dhe aq më shumë që përballë një maxhorance që drejtuese politike ka kryebashkiaken shumë të akuzuar po edhe të paaftë për ta menaxhuar fushatën është e vetmja që demokratët shpresojnë te Bylykbashi në këtë përballje. Ajo që duket se i ka tundur më pas vjen emri në listë që është ai i Ardian Mukës, një figurë që në PD është bërë si një aktor i teatrit në Durrës që luajti vetëm një rol, atë të mullarit. Edhe pse nuk ka munguar të kandidojë shpesh në struktura të PD, madje deri edhe për kreun e bashkisë, Muka ngeli gjithmonë në klasë edhe për shkak të paragjykimëve që atij i kanë bërë për marrveshje të fshehta me Dakon, kur ishte në KRRT e Bashkisë, madje duke ndarë leje ndërtimi edhe në 12 të natës. Herë i tërhequr dhe herë i distancuar, herë i përgojuar dhe herë në ballë të humbjes duket se Muka është figura më e papërshtatëshme për të mbledhur vota edhe pse në fakt ai udhëheq listën dhe pse u përfol shumë me situatën që u krijua në PD se do të largohej nga politika. Mesa duket ardhja e Trumpi në pushtet e ka bindur edhe atë në rikthimin në pushtet. Në listimin e grupit të punës i dyti është Artion Bajrami (kuptohet eshte ndjekur edhe rendi alfabetik) , në fakt një nga djemtë e guximshëm të PD që ka kandiduar edhe për forumin rinor dhe pazaret e atëhershme të cilat kishin ta shtynin PD aty ku shkoi ja mohuan këtë të drejtë, por që ka qenë një nga djemtë që është personifikuar me valën e opozitarizmit, madje shpesh edhe kur miqtë e tij fshiheshin. Ajo që ka befasuar demokratët durrsakë është emri i Bislim Ahmetaj, i cili përvec se të qenurit pedagog në Durrës nuk ka asnjë lloj ndikimi në këtë degë. Mesa duket ndikimi i tij është vlersuar në zonën e të ardhurve nga veriu që duket se do të kenë një emër për t’u motivuar. Një tjetër emër që është i njohur në PD e Durrësit është edhe ai Dritan Burgijës. Edhe ky ka qenë i qartë në qëndrimet e tij në PD e Durrësit dhe njihet për lidhje të forta me deputetin Oerd Bylykbashi. Burgija gjatë kohës që PD ishte në trazimin e saj mbajti edhe postin e kryetarit të PD, si i emëruar ndërsa ka qenë gjithnjë në nivele drejtuese në PD dhe ka mbështetur gjithnjë grupimin e Berishës. Tjetër emër në listën e grupit të punës është edhe mjekja e njohur Eda Harizi. Ajo është gjithashtu edhe këshilltare e PD në këshillin bashkiak Durrës dhe një zë opozitar. Ajo i është bashkuar PD në strukturat e saj në momentet më të vështira dhe të qenurit mjeke e kanë bërë atë të ketë një ndikim në elektorat duke qenë edhe pranë njerëzve. Për herë të dytë grupit të punës në Durrës i bashkohet edhe ish drejtori i policisë së Durrësit Emri Vata, në zgjedhjet lokale ai ishte në shtabim e punës së z.Igli Cara duke qenë një emër që do të mbështeste sigurinë e votës. Por edhe pse Cara humbi dhe hodhi shumë akuza ndaj kundërshtarëve duket se nuk e kanë lëkundur besimin e PD te ky emër që ka dhe lidhjet dhe njohjet e tij jo vetëm si ish drejtues i policisë në Durrës por edhe të origjinës së tij nga Veriu. Njësia administrative e Katundit të Ri duket se ka blinduar emrin e Erzen Lacit i cili tregoi se në një zonë në fakt bastion mori edhe një shumicë të konsiderueshme votash. Erzen Laçi është një nga figurat e reja të PD, por që ka ditur të kontribuoj shumë duke u bërë brenda një kohe të shkurtër një nga emrat e njohur dhe përfaqësues i denjë i demokratëve të jo vetëm të zonës së Katundit të Ri, Rinisë, Jubës, Sukthit, Qerretit, por edhe më tej. Erzen Laci është natyrisht edhe një nga njerëzit që nuk vuri asnjëherë në dyshim pozicionin e tij gjatë periudhës tre vjecare që kaloi PD. Ish deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu është në grupin e punës dhe duket se do të mbuojë një zonë të rëndësishme sic është ajo e durrsakëve autokton, familje nga e cila ajo vjen. Kadiu ka qenë e rreshtuar gjithnjë në formacionin pro Berisha dhe kjo e ka bërë atë një emër të besueshëm te demokratët durrsakë, pavarsisht angazhimëve të rralla mediatike edhe për vetë situatën që ka kaluar PD. Zëdhënjsa e PD Floriana Garo nuk ka shumë nevojë për ta komentuar duke qenë se ajo prej kohësh është në krah të Berishës dhe natyrisht ka fituar respektin e militantëve të PD të cilët e shohin atë si një mbështetëse të liderit të tyre por edhe si një emër që ka mbështetjen e tij në aktivitetin e saj. Nuk ka asnjë koment për Igli Carën që ta vërë në dyshim praninë e tij në grupin e punës. Ai është padiskutim edhe me qëndrimin që mban nëpërmjet medias apo rrjetëve socaile zëri opozitar më i kualifikuar. Cara humbi garën ndaj Sakos, një garë që tha shumë edhe për atë po edhe për ata që e mbështetn. Gjithsesi ai mbetet një politikan në PD me shumë reputacion nga i cili demokratët shpresojnë. Iliriana Kuçana është një emër jo shumë i njohur në PD e Durrësit, por si gazetare dhe në media të djathta ajo njihet nga demokratët për qëndrimet e saj shpesh herë shumë opozitare duke dalë edhe nga petku i profesionit. Ajo ndoshta është emri më surprizë në grupin e punës në Durrës, por ende mbeten të paqarta rrethanat që e kanë sjellë në qytetin bregdetar. Jola Hysaj është padyshim një zë aktiv në të gjitha protestat apo tubimet që ka bërë PD e Durrësit apo shoqëria civile. Ajo ka kundërshtuar me forcë shumë nga vendimet e qeverisë, nisur edhe nga ai i fundit për mbejtjet që u “strehuan” në Porto Romano. Manëza duket se ka sjellë njeriun e duhur në grupin e punës. Ish kandidatja për deputete që mori një numër rekord votash Manjola Luku do të jetë pjesë e këtij grupi ku natyrisht tashmë ajo ka edhe përfojën e përfaqësimit dhe të kontaktëve me demokratët në një zonë që edhe pse njihet si e majtë ajo bëri diferencën. Të tre emrat e shtuar më pas Ferdinand Xhaferraj, Pëllumb Berisha dhe Osman Stafa janë të njohur për PD. Xhaferraj, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë po të jetë në grupin e punës për të dhënë kontributin dhe përvojën e tij ka gjithashtu në krahë edhe Osman Stafën, i cili ka drejtuar degën e PD në Durrës, ndoshta në zgjedhjen më spektakolare që ka bërë kjo degë përsa i përket votimit. Po ashtu prej kohësh me një kontribut në PD do të jetë edhe Pëllumb Berisha, ish deputet dhe që tashmë është pjesë e grupit të punës. Ajo që po diskutohet në PD është fakti nëse ishin këta emrat më të mirë apo jo? A duhet të kishte të tjerë emra apo përse mungojnë disa që janë aktualisht në PD dhe janë aktivë. Duket se kësaj dileme i ka dhënë përgjigje Ferdinand Xhaferraj, i cili ka deklaruar se personat që do të jenë në grupin e punës nuk do të jenë në listimin për kandidatë, përjashto këtu vetëm Oerd Bylykbashin. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë dhe ndoshta për ti dhënë fund shqetësimit se përse mungojnë disa emra kryesore. Por kjo duket se vërteton atë që zoti Xhaferraj ka thënë pasi vetë kreu i degës Luan Hoti nuk është në grupin e punës duke lënë të kuptohet qartë se do të jetë në listim pas Bylykbashit për mandatin e deputetit