Vetëm pak ditë pas mbledhjes së Kryeministrit Rama me krerët e partive në rrethe po natyrisht edhe me drejtuesit politik, ka nisur operacioni i krimit elektoral duke vërtetuar atë që thuhet vazhdimisht se kjo qeveri nuk vjedh vota ditën e diel, të votimëve, por e nis krimin elektoral, muaj përpara duke bërë që procesi të shkojë drejt shpërbërjes dhe manipulimit të pastër. Mesa duket porostë e Edi Ramës kanë qenë të qarta jo për faktin se do të marrin 100 deputetë, por që sipas sondazhëve tepër serioze të atyre që ëe ndjekin politikën shqiptare edhe si fenonmen ndikimi ne Ballkan, PS është nën 700 mije vota dhe madje nuk kam as shumicën e 71 deputetëve aktualisht, pavarsisht mediave dhe sondazhbëresve partiak. Ky duket se është edhe shqetësimi më i madh i Ramës, i cili ka vënë në alarm atë vetë po edhe njerëzit që ju ka besuar fushatën. Po përveç kësaj duket se sondazhet në këtë vend nuk i bën më Zaloshnja po SPAK-u. Mjafton goditja që ai bën dhe pritet të jetë akoma më e madhe në vazhdim në të dy krahët, që njerëzit të binden se të dyja partitë e mëdha kanë humbur të drejtën për të qeverisur të vetme. Pas takimit me Ramën drejtuesja politike e PS në Durrës, e cila është vetë në hallin e SPAK dhe I është bërë dera e këtij institucioni sikur shkon te daja dhe njëkohësisht Luan Zaza, edhe ky me një mal akuzash që po hetohen që nga koha kur ka qenë në komunale dhe më pas në drejtimin e PS, por edhe për ndërhyrje në blerje ndërtesash dhe rregullimin e tyre më pas me lekët e rindërtimit, kanë mbledhur të gjithë drejtorët dhe i kanë bërë thirrje se partia është në rrezik për të mbajtur pushtetin. Të emërtuar si pjesë klanesh të PS, njerëz të afërt të deputetëve apo klanëve të krimit të organizuar de atyre që ndajnë lekët e tenderave të fituar apo lejeve të ndërtimit të marra drejtorëve ju është dhënë porosi e qartë që të nisin nga puna për të shpëtuar pushtetin e PS, i cili rrezikohet shumë këtë herë jo më shumë nga fakti i opozitës po i një mllefi që i është mbledhur njerëzve nga keqqeverisja, nga vjedhjet dhe abuzimet, nga mënyra se po menaxhohet pasuritë e qytetarëve dhe fondet publike për të shkuar më pas edhe te interesa të ngushta të vogla brenda partisë ku ata që kanë mbështetje kanë krijuar një rrjet nepotik me njerëzit e tyre duke lënë në hije socialistët që kanë kontribut. E gjitha kjo ka të bëjë me faktin edhe vetë organizatat e PS janë kthyer në celula punësimi nëpërmjet drejtorëve dhe e kanë të pamundur të ndikojnë te njerëzit përveç se makinacionit të vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin për të ndryshuar votën. Por duket se tashmë një rrezik tjetër po u kanoset nga vota e diasporës, të cilën duan ta komandojnë me çdo kusht për të pasur mundësi manipulimi. Burime tepër të sigurta nga PS kanë thënë për Bulevard se drejtorëve ju është dhënë udhëzim i qartë për të vepruar te administrata që kanë në institucione në varësi. Urdhëri është të marrin kontakt me njerëzit që kanë jashtë vendit, mundësisht të marrin edhe ok e tyre nëpërmjet dokumnetave të identifikimit për të abuzuar më pas në ditën e votimit. “Nuk kam çfarë të fsheh. Më thërritën dhe më thanë se me urdhër të drejtorit duhet të japë të gjithë emrat e njerëzve që kam jashtë vendit dhe vendodhjen e tyre. Kjo është tmerr dhe të duket sikur je në një diktaturë që nuk ti kërkojnë për të votuar, po për ti pushkatuar. Në fakt vota po pushkatohet dhe ata nuk do të kenë kurrë mundësi me këtë llojë politike për të votuar. Fillimisht drejtorët që janë përfshirë në të gjithë këtë skenar të ndihmuar edhe nga njerëz të drejtuesve të PS apo deputetëve të saj e kanë nisur punën nga ndërrmarjet e mëdha që kanë shumë punonjës siç janë Porti i Durrësit dhe Hekurudha. Duke tentuar me grupe patrazhonistësh po pse jo duke bërë edhe presion me vendin e punës tashmë krimi i vjedhjes së votës në Durrës ka nisur dhe dy njerëzit që i prin atij janë kryetarja e bashkisë Emirjana Sako dhe kreu i PS Luan Zaza.