Ballina Kulturë Vendimet e qeverisë/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina

Vendimet e qeverisë/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina

40
0

Drejtoresha e Teatrit të Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina është shkarkuar nga kjo detyrë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa arsyet për largimin e saj nuk dihen ende.

Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022.

Vendimi

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.