Ballina Sport Një tifoz i Cityt humb jetën gjatë derbit me United

Një tifoz i Cityt humb jetën gjatë derbit me United

36
0

Manchester City ka konfirmuar se një tifoz ka vdekur gjatë disfatës 2-1 të së dielës nga rivalët lokal Manchester United në “Etihad”. Derbi që i dha tri pikë të plota “Djajve të kuq” u la në hije nga vdekdja tragjike e një tifozi të Man Cityt.

Në një deklaratë nga llogaria e kampionëve të Premier League në mediat sociale thuhet:

“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik se një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti në ndeshjen e djeshme. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë kohë tepër të vështirë.”

Homazhet filluan të vërshojnë më pas në mediat sociale, me fansa të panumërt që dërguan ngushëllimet e tyre.