Ballina Politika “Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare”, nuk përmbahet Ngjela: Meta s’ka vlerën...

“Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare”, nuk përmbahet Ngjela: Meta s’ka vlerën e një politikani të lartë

164
0

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk është brenda vlerës normale të një politikani kalibri.

Duke folur në një  emision televiziv, mbi situatën ku gjendet opozita, Ngjela theksoi se kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare.

I pyetur se si i shikon përpjekjet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për të bashkuar radhët e opozitës, avokat Spartak Ngjela vuri në dukje se Meta nuk ka përkrahjen e duhur në skenën politike dhe nuk ka valencën e duhur.

Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare. Është mangësi normale e jetës shoqërore. Ilir Meta nuk është brenda vlerës normale të një politikani të lartë. E para e punës nuk ka përkrahje të madhe” , u shpreh Ngjela.