Gazetari Milaim Zeka deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se me urdhër të Albin Kurtit janë vjedhur 5 milionë euro nga rezervat shtetërore.
Zeka vuri në dukje se gjithçka është bërë me urdhër të Albin Kurtit, dhe një gjë të tillë është pohuar nga një ministrja Rozeta Hajdari që është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka fakte se me urdhër të Albin Kurtit janë vjedhur 5 milionë euro nga rezervat shtetërore. Për këtë është thirrur si dëshmitar. Rozeta Hajdari, ministrja e Albin Kurtit, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale jo vetëm që ka qarë, por ka deklaruar se “çdo gjë e kemi bërë me urdhrin e Albin Kurtit” dhe e treta ka futur në mes një furraxhi, një pronar të një furre pa kartelën e sigurisë kombëtare, që duhet verifikuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës dhe është futur në mes, duke rritur çmimin e transportit dhjetëfish”, tha Zeka.
Ai shtoi se Kurti nga dëshmitar do të kthehet në palë të akuzuar.
“Transportimi i grurit, i mallrave të tjera shtetërore nga Polonia është rritur dhjetëfish, dhe që ta dini, kryeministri i Kosovës me fakte dhe dëshmi do të kthehet nga i intervistuar si dëshmitar do të kthehet në palë të akuzuar”, u shpreh Zeka.