Ballina Aktualitet Dosjet e ‘nxehta’ të SPAK, analistja Llabani: Procese të tjera për Veliajn,...

Dosjet e ‘nxehta’ të SPAK, analistja Llabani: Procese të tjera për Veliajn, Agolli dyshohet se përfitoi para publike

17
0

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, foli mbi dosjet e nxehta që janë në SPAK, për të cilat pritet një konkludim i hetimeve. Llabani theksoi se “tavën” e SPAK-ut ka edhe njerëz të tjerë me influencë të akuzuar për afera korruptive.

Ajo shtoi se ka procese të tjera në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj. Po ashtu Llabani vuri në dukje se Dritan Agolli, kreu i FSHZH dyshohet se ka përfituar para publike përmes kompanisë që ai drejton.

“Amalgama e gjithë çështje që ka sot SPAK-u lidhet jo vetëm me krimin e organizuar dhe grupeve kriminale, që janë rishfaqur nga platformat Sky Enkro, por kemi edhe korrupsionin në nivele të larta të administratës. SPAK-u ka shkelur deri diku pandëshkueshmërinë. Ka shkuar te peshqit e vegjël, te peshqit e mëdhenj. Në tavën e SPAK-ut janë edhe njerëz të tjerë me influencë të akuzuar për afera korruptive, duke shpërdoruar jo vetëm fondet e shtetit, por edhe të BE.

Për Frida Krifcën SPAK-u i ka arritur të gjitha afatet për të konkluduar nëse kemi të bëjmë me një korrupsion. Vazhdon hetimi. Di të them që në ditët e para kur BE dhe prokurorë belg sollën një kërkesë në SPAK kërkuan që gjithë fondet që i janë dhënë këtij institucioni të kthehen mbrapsht dhe autoriteti të shkojë para drejtësisë. Ish-ministrja është emëruar në një postë shumë të ulët pranë kryeministrit dhe askush nuk flet më çfarë po ndodh me këtë personazh. Përfituan oligarkët, njerëz pranë pushtetit, biznesmenë. Në dijeninë time ka shumë politikanë. U janë dhënë para biznesmenëve afër pushtetit, njerëzve që kanë media, për të ndërtuar edhe rezorte.  Ka të tjera procese në hetim në lidhje me veprimtarinë e Veliajt gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës. Për më shumë se dy muaj oficerë të BKH janë zhvendosur në zyrat e bashkisë, duke mbledhur informacion për procedurat e kryera nga kryetari i bashkisë.

Në 12 dhjetor Dritan Agolli u paraqit në SPAK, u mor në pyetje. Ne arritëm të kuptojmë që ndaj Agollit ka një çështje nën hetim, por specifikisht s’na është thënë për kë bëhet fjalë. Kompania e tij rezulton që ka marrë para publike. Ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompanine që u ka dhënë tendera publik. FSHZH ka një buxhet të konsiderueshëm, për shkak të emrit që mbart dhe paratë që vijnë nga institucione të huaja. Kemi një dokumentacion ku nga një subjekt me mbiemrin Fusha, Agolli ka marrë një tokë fare pranë televizionit tonë, ku ndërtohen rezorte me vila. U interesova pranë SPAK, dhe përgjigjja zyrtare ishte që ndaj këtij personazhi ka një hetim paraprak. Dokumentacionet nuk lëvizin vetëm në rang gazetarësh, por janë pjesë e një dosje hetimore të SPAK. Besoj që SPAK do shkojë te hetimi i pasurisë, personat që kanë përfituar tendera gjatë kohës që ai ka drejtuar”.