Ballina Politika “Djathtas 1912” koalicion me PD-në? Kulluri: Vetëm nëse Berisha s’është kandidat për...

“Djathtas 1912” koalicion me PD-në? Kulluri: Vetëm nëse Berisha s’është kandidat për kryeministër

14
0

Kur na ndajnë 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada amerikane në një reagim të saj ka kërkuar bashkëpunim me përfaqësues të opozitës por ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë asnjë ndërveprim me individë të përfshirë  në korrupsion.

Lidhur me këtë Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’, nga një studio televizive, u shpreh se në zgjedhje do futen me synimin për mandate në parlament dhe me lista të hapura sepse qëllimi i tyre janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ai tha se janë të hapur për koalicione kundër PD dhe PS dhe se nuk ndërveprojnë me persona të përfshirë në korrupsion.

“Për shkak të kohës së shkurtër po mundohemi që në këto 10 muaj të përgatitemi në të gjitha aspektet e fushatës elektorale në të gjitha aspektet. Që në vendosjen e emrit ne ishim të qartë, i cili u vendos në grup dhe ne mendojmë se të paktën në 30 vite e djathta ka qenë me uljet dhe ngritjet e saj. PD ka pasur shumë elementë të të djathtës por dhe ka tradhtuar shumë.

Sondazhe nuk kemi bërë, por çdo parti hyn në zgjedhje për të marrë mandate parlamentare, partitë e kanë të qartë se për çfarë hyjnë në zgjedhje. Ne kemi synuar që krizës së madhe që ka Shqipëria sot në dy rrafshe ne themi se duhet t’ja kthejmë së pari shqiptarëve përmes listave të hapura dhe kështu do të hyjmë ne në zgjedhje me listat e hapura. Ne mendojmë se e djathta është zgjidhja më e mirë në pikëpamjet e veta.”

I pyetur nëse do bëni koalicion me partitë e tjera, në veçanti me Berishën, Kulluri tha se janë të hapur për koalicione me të cilët bien dakord me parimet e tyre, ndërsa shtoi se me PD do të ketë koalicion nëse Berisha nuk do jetë kandidat për kryeministër.

“Ne jemi të hapur për koalicion dhe mendojmë se rruga më e mirë për tu përballur me PS dhe PD jemi të hapur me çdo parti që bie dakord me parimet që na bashkojnë.

Listat e hapura, çështja e marrëdhënieve me aleatët perëndimore, drejtësia janë disa çështje themelore mbi bazën e të cilave ne synojmë të ngremë një koalicion sepse jemi me idenë se disa parti të vogla bëjnë një parti të madhe. Kemi marrëveshje me Dash Shehin, LZHK.

Nëse Basha do krijonte parti do ulemi të diskutojmë, por e shoh të vështirë se ne patëm një eksperiencë dhe ai nuk tregoi vendosmëri për tu përballur me Berishën dhe PS.

Ne koalicion jemi të prirur të bëjmë vetëm me PD nga dy partitë e mëdha por nëse kandidat për kryeministër nuk është Berisha, me atë s’do bëjmë asnjë koalicion si para dhe pas zgjedhjeve, me PD po por me Berishën jo.

Kur PD të ndahet nga retorika antiamerikane dhe antiperëndimoe që ka marrë mbi shpinë dhe të gjithë rrugëtimin e partisë dhe Berisha të jetë i gatshëm për listuat e hapura, për reformën kushtetuese ne jemi të gatshëm të bashkohemi me PD, sepse Berisha ka një konflikt të hapur me axhendën tonë.”