Ballina Ekonomia Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun,...

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, Sejko: Shtuam blerjen e euros për të stabilizuar tregun

9
0

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun.

Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024.

Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.

Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.

Në konferencë guvernatori Gent Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.