Nga Skëndser Sadri KAPITI
BE i ka vendosur Kosovës nje sërë sanksionesh krejtësisht në mënyrë të padrejtë dhe mund të thuhet se këto masa janë si përkëdhelje dhe si shpërblim për Serbinë për aktet terroriste të saj për të destabilizuar Kosovën.Në mënyrën se si po sillet BE ndaj Kosovës, Kosova do të duhej që më shumë t’i kushtonte vëmëndje dhe rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve të saj dy palëshe me SHBA, Turqinë, Britaninë e Madhe , Kroacinë e me shtete të tjera aleatë besnik dhe të sinqertë të Kosovës. Kosova duhet që më shumë të rrisë e zhvillojë marrëdhënie me ato shtete qofshin ato jashtë apo brënda BE-së, me ato shteëte që kontribuojnë sinqerishrt për shtetendërtimin dhe forcimin e Kosovës,me ato shtete që e trajnojnë dhe armatosin Ushtrinë e Kosovës, ku kryesoret janë SHBA dhe Turqia, që janë dy shtetet kryesore qe mbershtesin antaresimin e Kosovës në NATO.
BE, pse e ndëshkoni Kosovën, kur ajo është më mirë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në realizimin e demokracisë dhe të funksionimit të shtetit ligjor, apo ju i vendosët sanksione Kosovës për të kënaqur Serbinë, dhe nuk i vendosni sanksione Serbisë, pse Serbia me bandat terroriste kërkojnë të destabiliziojnë Kosovën, pse Serbia është aleate besnike e Rusisë, dhe pse Serbia nuk i ka vënë sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës”.
Ju BE, pse tregoheni kaq e pabesë dhe hipokrite me Kosovën dhe në vend që ta mbështesni atë për të vendosur sundimin e ligjit, në vend që ta mbështesni Kosovën në integrimin në BE dhe në NATO, dhe ne vend që ju të BE-së, në vend që ta armatosni Kosovën dhe ushtrinë e saj, ju veproni të kundertën. I vendosni sanksione Kosoves, pse ajo lufton korrupsionin, pse ajo zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe pse ajo mbron sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të shtetit të Kosovës. Mospajtimet dhe qëndrimet e ndryshme të vendeve të BE-së karshi Kosovës le të shërbejnë për politikën dhe për publikun kosovar si leksione për të mësuar se cilat jane ato shtete mike dhe aleate të sinqerta për Kosovën, dhe ato duket se janë SHBA, Britania e Madhe, Turqia , Kroacia e ndonjë tjetër