Nga Beqir Sina
Dr. Lee Edwards, Kryetar themelues i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit dhe marrësi i Medaljes së Lirisë Truman-Reagan vdiq në moshën 92 vjeç, nga një sëmundje e rëndë pankreare, në shtëpinë e tij në Arlington, Virxhinia, njoftoi familja e tij.
Në ndërkohë Dr. Elizabeth Spalding, Kryetarja e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Drejtoresha Themeluese e Muzeut të Viktimave të Komunizmit, lëshoi një deklaratë për vdekjen e tij:
“Lee Edwards, ishte një mik, mentor dhe hero për shumë njerëz, përfshirë ata që e njohin atë përmes veprave të tij gjatë gjithë jetës. Ai ishte gjithashtu bashkëshort, baba dhe gjysh. Ai do t’i mungojë të gjithëve. Por, ne lutemi që ai tani është në shtëpin e Zotit! dhe, është ribashkuar me gruan e tij të dashur Anën. Lutemi që ne të gjithë të vazhdojmë dhe të dyfishojmë përpjekjet tona në punën që na mbetet ne, aty ku na e la ai.”
Lee Edwards, lindi në Çikago, Illinois, në vitin 1932, nga Leila dhe Willard Edwards. Babai i tij, reporteri politik për Chicago Tribune, e zhvendosi familjen në Silver Spring, Maryland, ku Lee u rrit. Ai ndoqi Universitetin Duke dhe mori një diplomë Bachelor të Arteve në anglisht përpara se të shërbente dy vjet në ushtrinë amerikane.
Si student i diplomuar në Universitetin e Sorbonës në Paris, Dr. Edwards ishte dëshmitar i lëvizjes së studentëve hungarez në vitin 1956 që nisën një revolucion në rrugët e Budapestit që rrëzoi regjimin komunist. Ndërsa tanket sovjetike shtypnin Luftëtarët e Lirisë, ai u tmerrua nga mungesa e reagimit të Perëndimit, dhe bëri një “premtim të përjetshëm”, për të qenë gjithëmon kundërshtar i “përbetuar” i komunizmit.
Që në fillim të Luftës së Ftohtë , Dr. Edwards, ka qenë një lider në luftën për liri. Ai ndihmoi në themelimin e Young Americans for Freedom në vitin 1960 dhe ishte redaktori i parë i revistës YAF, New Guard.
Ai filloi ose ndihmoi në mbështetjen e organizatave kryesore antikomuniste, të tilla si Komiteti Kombëtar i Kombeve të Robëruara(Komitet ky ku bënte pjesë edhe Shqipëria, deri në vitin 1990, me kryetar Prof. Rexhep Krasniqin dhe nën kryetar Mexhit Dibra),Komiteti për një Kinë të Lirë dhe Këshillin Amerikan për Lirinë Botërore.
Dr. Edwards shërbeu si drejtor i informacionit publik për fushatën presidenciale të senatorit Barry Goldwater në vitin 1964 dhe drejtoi një firmë të marrëdhënieve publike në Uashington, DC përpara se të fitonte një doktoraturë në politikën botërore nga Universiteti Katolik i Amerikës.
Ai ishte drejtori themelues i Institutit të Gazetarisë Politike TFAS në Universitetin Georgetown, një bashkëpunëtor në Institutin e Politikës në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy në Universitetin e Harvardit dhe president kalimtar i Shoqërisë së Filadelfias.
Më vonë ai shërbeu si bashkëpunëtor i shquar në mendimin konservator në Fondacionin Heritage dhe ishte një profesor ndihmës i politikës në Universitetin Katolik. Fondacioni Heritage themeloi prej tij grupin e leksioneve vjetore Lee Edwards në Lidershipin Konservator në 2024.
Shpesh i quajtur një historian i shquar i lëvizjes konservatore, Dr. Edwards ishte autor, dhe bashkëautor ose redaktor i mbi 25 librave, duke përfshirë biografitë e Presidentit Ronald Reagan, Goldwater, Dr. Walter Judd dhe William F. Buckley, Jr..
Veprat e tij u përkthyen në kinezisht, japonisht, frëngjisht, hungarisht, polonisht dhe suedisht.
Libri i tij më i fundit përfshiu edhe një histori të shkurtër e Luftës së Ftohtë (2016), kjo vepër me bashkautore Elizabeth Edwards Spalding ka edhe autobiografinë e tij, ajo titullohet “Just Right: A Life in Pursuit of Liberty (2017).”
Kurse në vlerësimet e ndryshme jetësore për Dr. Lee Eduards përfshinijnë ato për Urdhrin e Meritës së Republikës së Hungarisë, Yllin e Mijëvjeçarit të Lituanisë, Kryqin e Terra Mariana të Estonisë, Medaljen e Miqësisë së Diplomacisë nga Republika e Kinës (Tajvan), Çmimin John Ashbrook, “Reed Irvine”, Çmimi i saktësisë në media, çmimi Legends of YAF nga Young America’s Foundation, Walter Judd Freedom Çmimin dhe Medaljen Truman-Reagan të Lirisë nga VOC.
Në vitin 1990, ndërsa ai ishte në meshën e së dielës, në emër të familjes Edwards, deklarojë se duhej themeluar një organizatë për të përkujtuar të gjitha viktimat e komunizmit në mbarë botën dhe për të edukuar amerikanët për mizoritë e komunizmit.
Me autorizimin unanim nga një legjislacion i Kongresit i nënshkruar në ligj nga Presidenti Bill Clinton më 17 dhjetor 1993, Dr. Edwards dhe miku i tij i dashur Dr. Lev Dobriansky bashkëthemeluan Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në 1994 .
Ai u dallua edhe si një edukator, kërkimor dhe për të drejtat e njeriut.
VOC, një organizatë jofitimprurëse është e përkushtuar për të përkujtuar më shumë se 100 milionë njerëz të vrarë nga komunizmi në mbarë botën dhe për të përkrahuar lirinë e atyre që ende jetojnë nën regjime totalitare, luajti një rolë të rëndësishëm për disa dekada pas rënjes së komunizmit në Europën lindore.
Vitet e angazhimit té tij në VOC rezultuan (12 qershor 2007) ja pa qëllim r me ngritjen e Memorialit të Viktimave të Komunizmit, në afërsi të Capitol Hill, i mbështur drejtpërsëdrejti nga Presidenti George W. Bush.
Me të vetmin qëllim që çdo ditë amerikanët që nuk kanë përjetuar as edhe një ditë komunizmin kanë Statujën e Victimave të Komunizmit në Washington, që ta “shikojnë” dhe nderojnë çdo ditë Presidenti i SHBA, dhe politikbërsit e ligjëbërsit amerikan.
Vizioni i Dr. Edwards në VOC, çoi më pas edhe në ngritjen e Muzeut të Viktimave të Komunizmit, i cili u hap në qershor 2022 , duke zhvilluar programe me materiale të shumta arsimore për shkollat amerikane për të mësuar dhe mos harruar kurr victimat e komunizimit në mbar botën .
Përfshirë edhe ato në Shqipëri, e cila kaloi komunizmin më të egër në botë , dhe që në saj të Dr. Lee Edwards, ish të burgosurit politik dhe ish të presekutuarit politik në SHBA, morën ftesën për tu bërë pjesë aktiviteteve që ka organizuar për çdo vjet( çdo qershor) VOC, në kujtim të viktimave të komunizmit.
Me këtë rast duke vendosur kurora me lule në Memorialin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Capitol Hill(Washington) me të gjitha vendet që kaluan regjimin brutal komunist ose janë duke e përjetuar ende.
Lee dhe gruaja e tij e ndjerë Anne e konceptuan së bashku VOC, për të përkujtuar të gjitha viktimat e komunizmit në mbarë botën dhe për të edukuar amerikanët për mizoritë e komunizmit.
Kohët e fundit, Dhoma e Përfaqësuesve ngarkoi me statut të posaqëm Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit të zgjeronte punën e saj në nderimin, respektimin, denocimin dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.
Kurse në vitin 1986, Lee, mori një doktoraturë në politikë nga Universiteti Katolik i Amerikës, ku ai ishte profesor ndihmës për më shumë se tre dekada.
Ai ishte një historian i shquar i lëvizjes konservatore amerikane dhe ish-bashkëpunëtor në mendimin konservator në Fondacionin Heritage.
Lee ishte një famullitar për një kohë të gjatë i Kishës Katolike të Shën Ritës në Aleksandri, VA, dhe më parë i Kishës Katolike të Shën Lawrence Martirit, Aleksandri dhe Kishës, Bethesda, MD.
Lee ishte një optimist i përjetshëm – çdo ditë, ai ishte “një ditë e mrekullueshme për të qenë gjallë!” – dhe thellësisht e përkushtuar ndaj familjes dhe besimit. Shpirti i tij jeton te fëmijët dhe nipërit, miqtë e tij të shumtë dhe të gjithë ata që ai i udhëzoi, frymëzoi dhe i inspirojë me dekada duke qenë kundërshtar i përbetuar i komunizmit në të gjithë botën.
Miqtë dhe familjarët e tij këto ditë nderuan trashëgiminë e tij dhe u lutën e ndezën qirinjë në Shtëpinë Funerale Everly-Wheatley, Alexandria, VA, (të mërkurën, më 18 dhjetor)
Ndërsa Mesha e varrimit të krishterë u kremtua në Kishën Katolike Shën Rita, (të enjten, më 19 dhjetor) duke i dhën edhe lamtumirën e fundit: Good bay Dr.Lee!