Ballina Bota Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

10
0

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Burnett krijoi dhe punoi së bashku me Trumpin në filmin amerikan, The Apprentice. Ai gjithashtu ka punuar në shfaqje të njohura si Shark Tank, The Voice dhe Survivor.

“Është nder i madh të emëroj Mark Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar. Me një karrierë të shquar në prodhimin televiziv, Mark sjell një përzierje unike të mprehtësisë diplomatike dhe njohjes ndërkombëtare për këtë rol të rëndësishëm”, tha Trump.

Sipas deklaratës, Burnett do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike, duke u fokusuar në fushat me interes të përbashkët, si tregtia, investimet dhe shkëmbimet kulturore, raporton News sky.

Ky emërim vjen pasi Trump emëroi biznesmenin Warren Stephens për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Ëashington.