Nga Emi Krosi
Poezia është si burimi. Ajo vjen si gjoksdhembje, për atë që ke lënë prapa, për kujtimet, vatrën, shtëpinë, katundin, vëllanë, fisin, fëmijërinë, varret e të parëve, apo kur kthehesh pas, i mbushur me një “thes” me dilemma, të qenësisë dhe egzistencës duke i mëshuar identitetit tënd, në tërë kaosin e shoqërisë globaliste, që grish dhe klith, zëzon dhe klithmon, për mungesën tënde, që nuk kthehet më, për vendin që kanë lindur ndjenjat e ngrohtësisë: për lidhjet e tua me rrënjët, por që nuk mungon dashuria e tokës, dheut, natyrës, malit, ajri i bjeshkës, ashtu si poezia e Sami Mulaj-t, që vështron malet dhe i “thërret” lashtësisë.
Poezitë janë të thjeshta. Pa pretendime rrymash moderne apo post/moderne. Janë fjalë zemre. Janë fjalë shpirti. Janë plasat e rrasave dhe tokës që e rriti, e burrëroj, e pleqëroj. Janë flartime diejsh e hënash, malesh e lumenjsh, lisash e lëndinash, zogjsh e lulesh, kopshtet e livashesh, stanesh e bjeshkësh. Përmes vargjeve: në ëndërr fluturoj me yjet,/në mëngjes i harroj/Në kopsht ju marr erë luleve,/kur largohem aromën e tyre harroj, nga poezia: “Veten time harroj”, autori nuk harron vendlindjen dhe kujtimet për ato vise me bukuri marramendëse. Poezitë: “Lashtësia jonë”, “Strehë n’qerpikë”, “Pemë dashurie”, “Streha e fundit”, “Sekreti i bukurisë” , “Gjethet e vjeshtës”, “Atdheu nuk është pronë”, “Po na harrohet emri”, “Vargje pa lexues”, “Gusht e gunë”, “Xhelozi poetësh”, “Rrasat e Gjollës”, janë poezi ku autori me përmes lirizmit realist, ka sendërtuar një jetë dhe një kohë të bukur, por tashmë njeriu jeton në epokën digjitale, dhe ka harruar nga vjen. Ironia dhe satira, janë elemente që nuk mungojnë, duke “shënjestruar” realitetet tona të përditësisë, ku në vend të emrave, sot ka vetëm numra. Numrat janë ironia e fatit të njerit të ftohtë dhe materialist. Shpeshherë njeriu pyet veten: kush jam unë?
Autori është pjesë e krijimtarisë të Malësisë së Gjakovëës, kryesisht pjesë ë trashëgimisë letrare të Tropojës, me emra si: Hamit Aliaj, Ndoc Papleka, Skënder Buçpapaj, Selim Aliaj, Muj Buçpapaj, Besnik Mustafaj, Avni R. Mulaj, Shkëlzen Zalli, Halil Buçpapaj, Feride Papleka dhe Brunilda Zllami, Asja Mulgeci etj., duke e pasuruar lirikën e asaj ane, ashtu si gurfullima e kthjellët e Valbonës. Poezia është bashkohore. Njeri endet mes kujtimeve, por dhe si kthim pas, në rotrespektivë, por ata janë dhe “regjistrat” e rrënimit të shoqërisë, pasi shumica e poetëve, shkruajnë për kthesat dhe udhëkryqet, për ekstazat dhe depresionet, për nevojat dhe dëshirat, për emocionet dhe kënaqësitë, për dashurinë dhe pasionin, për zemërimin dhe humbjen, për gëzimet dhe dëshpërimet, për veten dhe tjetrin, ku poezia përrok disa topika:
– topika e realiteti lirik i shpirtit qëndrestar,
– topika si retorikë e mosbesimit,
– topika e racionalitetit të kujdesshëm,
– topika si shëmbëtyrë e qytetarit globlist,
– topika si gjuhë e ndiesisë së shpirtit,
– topika e sendërtimit të përshkrimit të natyrës dhe traditës etj.
Poezia “Rrasat e Gjolls” është një poezi, që të grish për tu kthyer në vendlindje. Autori u kthehet riteve baritore, në gjuhën e vendit, poezi gjallmon përtej harresës. Kthimi në traditat e zonës, nuk e “vjetëron” vargun, por e madhëron atë dhe nuk e bën romatik. Ajo është një lirikë modern. Ngjallmimi i tradiatve të zonës, kur ngjiten në mal tek stanet dhe vajzat e bukura tropojanë “kcejn vallen e venit”, kur ata martohen. Aromë bjeshkësh. Aromë stanesh. Aromë dasmash. Aromë Tropoje. Vargjet: “te Rogat e Epërme,/janë Rrasat e Gjollës,/askush nuk e di,/ndoshta në shekuj,/janë aty,/kush i bani me emër/nuk ta t honë./çikat e zanune /kopsa kopur në gjinjë,/javën e fundit në bjeshkë/aty, lamtumirën e çiknisë e t’bjeshkës/me vllazni /me vaj e vajtojnë./ bardhokat/ buzëqumësht puthin rrasat me krypë,/deshët e kumonës,/në përparsen e çikave, /brumin e fsheh me krune prej baçisave,/embël e kërkojnë,/e kingjat e vonë të Shëngjergjit,/tuj kcye ,/psheren e bardhë,/n’grushtat e buta të çikave,/me dhembët e vegjël brisk/i ciflojnë./E ato rrasa, mbuluar gati krejt me barë,/në heshtje rrinë në rudinë,/e mejtojnë,/loti i çikave devojkë/i ka gërryer,/bardhokat, ogiçët e kingjat tamlaçokë nuk vijnë më/t’i njomshtojnë”, kujtesa të çon shumë prapa në kohë, kur dasmat dhe vajzat ishin më të ngrohta, më atrore, më fisnore.
Traditat nuk i shuan koha. Ikjeardhjet, nga emigracioni, ka lënë të zbrazura ato zona, por poezia i përrok i tëhollon ato, dhe na kthen në kujtesë, se atdheu dhe etnia, gjaku dhe fisi as harrohen, as mohohen. Ato janë, indentiteti ynë në çdo kohë, duke e mbartur si barrë mbi kurrizin tonë. A duhet të kthehemi pas në kohë? Apo të soditim kohën dhe veten vetëm vitualisht? Jo! Jeta ecën …vazhdon si një ujëvarë, që kemi nevojë të lajmë fytyrën dhe të heqin “zglepat” e syve nga largësia dhe malli. Uji i Valbomës na kthen kujtesën, kujtesën e dashurisë për Lisin e Tamblit (linja e gjakut të nënës) dhe Lisin e Gjakut (linja e vazhdimësisë së gjakut nga babai).
Sëfundmi: poeti Sami Mulaj, na sjell pak Valbonë dhe Tropojë, përmes metaforave që flutuon sa në male dhe fusha, aq dhe në stane dhe dasma. Në kujtesën e tij lirika baritore apo ajo rustike (pamje nga natyra e fshatit), vjen fare natyrshëm si bisedë apo kafe mes vetes dhe poezisë, duke ruajtur në kujtesën shkrimore, topikën e lirikës së vendlindjes.