Ballina Aktualitet Moti i keq, fundoset një peshkarexhë në Portin e Durrësit

Moti i keq, fundoset një peshkarexhë në Portin e Durrësit

22
0

Një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës.

Anija me emrin “Gimi & Geri” ka qenë e ankoruar në kalatë, por për shkak të motit të keq, ka pësuar një incident dhe është mbytur në basen.

Peshkarexha është në pronësi të një shtetasi nga Korça, por vitet e fundit nuk ka dalë në det dhe ka qëndruar e ankoruar në bankinë. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet janë angazhuar për të hetuar shkaqet e incidentit dhe për të marrë masat e nevojshme për situatën.