Ballina Kronika E rëndë në Sarandë: Gruaja vret burrin në gjumë, e godet me...

E rëndë në Sarandë: Gruaja vret burrin në gjumë, e godet me sëpatë në kokë

47
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq.

Mësohet se në familjen Tahiraj, E.Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Ll.Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.

”Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.