Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se ishin vjedhur bateritë në kabinat e nje linje për shpërndarjen e internetit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
A. M., 56 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari, më datë 19.12.2024, ka vjedhur 4 bateri në kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit, për t’i shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.