Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë që të “zbatojë fuqishëm” dënimin me vdekje në mënyrë që “të mbrojë amerikanët nga përdhunuesit e dhunshëm, vrasësit dhe përbindëshat”.
Trump e tha këtë pasi presidenti amerikan Joseph Biden ua zbuti dje dënimet 37 nga 40 të burgosurit federalë të dënuar me vdekje, duke i kthyer ata në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
Në fillim të këtij muaji, Biden ua zbuti dënimet rreth 1500 të burgosurve dhe fali 39 të burgosur.