Ballina Politika Gjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt

Gjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt

27
0

Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj,  të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Në vendimin e zbardhur që Top Channel disponon gjyqtarët kushtetues e konsiderojnë haptazi të pabazuar kërkesën e Brunilda Menes, motra e ish zëvendës kryeministrit, të Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj.

Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin që TCH disponon se prokurorët kanë disponuar me vendime për sekuestrimin e sendeve midis tyre aparatë telefonikë mbështetur në arsyetimin se aty mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Për sekuestrimin e telefonit të kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj thotë më tej kushtetuesja është argumentuar se ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme. Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove mbasi shteruan të gjitha shkallët e gjykatave.

Gjykata kushtetuese shton në vendim se prokuroria dhe gjykatat kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do tu kthehen pronarëve ndërsa për pjesën tjetër do tu verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

Teksa Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK edhe më herët i gjykata kushtetuese është vënë në lëvizje edhe më herët me padi ku kundërshtohen veprimet hetimore si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë, kërkesa që janë rrëzuar nga gjyqtarët kushtetues.