Ballina Aktualitet U ekzekutua në vitin 2020, kërkohet konfiskimi i 2.5 milionë eurove pasuri...

U ekzekutua në vitin 2020, kërkohet konfiskimi i 2.5 milionë eurove pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji

52
0

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur një kërkesë për konfiskimin e pasurive me vlerë të paktën 2.5 milionë euro që i përkasin Ndue Gjergjit, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 pas një atentati me armë zjarri, si dhe familjarëve të tij.

Provat e paraqitura tregojnë se këto pasuri lidhen dhe rrjedhin nga veprimtari kriminale. Nga hetimet e kryera, Ndue Gjergji ka qenë pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte si veprimtari kryesore trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, prokuroria konfirmoi se Ndue Gjergji ka qenë nën hetim në Holandë për pastrim parash dhe më parë ishte arrestuar e dënuar për drogë në Itali.

Analiza e fakteve dhe dokumentacionit të grumbulluar tregoi se pasuritë e tij dhe të familjarëve, përfshirë 13 prona të paluajtshme, ishin të pajustifikuara nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtari kriminale.

Prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
Garazh me sipërfaqe 15 m2;
Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.