Anesti Bezhani, Anëtar Nderi i Kryesisë së Dhomës së Tregtisë Vlorë është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Anesti Bezhani ishte një nga themeluesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë. Lajmi për vdekjen e Bezhanit është konfirmuar nga Dhoma e Trgetisë në Vlorë.
Homazhet për Anesti Bezhani do të zhvillohen sot më datë 10 shkurt, ora 10.00-12.00 në ambientet e Dhomës së Tregtisë Vlorë, pranë Pallatit të Kulturës.
Lidhur me vdekjen e Bezhanit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, Arben Malaj. Teksa i shpreh ngushëllime familjes së Bezhanit, ai thotë se ka qenë me fat që e ka njohur dhe që ka bashkëpunuar me Anesti Bezhanin.