Ballina Kronika Ndodh edhe kjo, shkon për të bërë blerje, qytetari harron në karrocën...

Ndodh edhe kjo, shkon për të bërë blerje, qytetari harron në karrocën e ushqimeve çantën me 27 mijë euro

59
0

Policia, në bashkëpunim me punonjësit e sigurisë të një qendre tregtare në kryeqytet, kanë arritur të dorëzojnë një çantë me 27.000 euro qytetarit që e kishte harruar atë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur një punonjës i sigurisë së qendrës tregtare gjeti një çantë supi të harruar nga një blerës. Pas gjetjes, mësohet se ai e ka dorëzuar çantën pranë SPZ-së së zonës. Policia, pas verifikimeve të menjëhershme dhe përpjekjeve të koordinuara, ka mundur të identifikojë dhe kontaktojë pronarin e çantës.

Me kalimin e pak orëve, çanta, e cila përmbante shumën e konsiderueshme prej 27.000 euro, iu dorëzua pronarit të saj.