Ballina Kronika Përplasi një motorist për vdekje, 60-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Përplasi një motorist për vdekje, 60-vjeçari përfundon në prangat e policisë

33
0

Një 60-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Shkodrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai përplasi për vdekje një motorist në fshatin Aliaj.

Motoristi fillimisht mbeti i plagosur, por si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Grupi hetimor ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë mesditën e djeshme, për një aksident në fshatin Alijaj, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 60 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Gj. M., 39 vjeç, banues në fshatin Shllak, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.