Ballina Politika “Kaloi vetingun me mbështetje të Ramës dhe Ballës”, Malltezi: Enkeleda Millonai, u...

“Kaloi vetingun me mbështetje të Ramës dhe Ballës”, Malltezi: Enkeleda Millonai, u promovua nga PS për në SPAK

60
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar të dhëna se si prokurorja, Enkeleda Millonai, një nga 5 prokuroret e promovuar në SPAK nga Elbasani kur ishte Taulant Balla drejtues politik i PS, në këtë qark, se si arrin të blejë apartament poshtë çmimit të referencës, ndërsa m2 në zonën e Astirit, shitet me 1500 euro.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezit thotë se ‘këto shërbëtore të Ramës dhe Ballës, kanë kaluar vetingun edhe me kësisoj thagmash’.

Ndërtuesi ndërkaq fiton ca tendera te Bashkia e Tiranës që e hetojne këta që marrin apartamente dhoro’, shkruan Malltezi

Statusi

Deklarimi i enkeleda millonait – nje nga 5 prokuroret e promovuar ne spak nga Elbasani kur ishte taulant balla drejtues politik i PS per Elbasanin. Deklaron se ne 2015 ka blere apt 94m2 tek Astiri me cmim qe del 476€/m2, pra shume me pak se cmimi i references. Nuk mjafton kjo por ndertuesi e pret mbi 7-8 vite. Sipas deklarates se vet ajo ka paguar vec 10,000 euro ne 2015 dhe pastaj 10,000 ne 2020. Pastaj e ka pritur edhe vite te tjera qe paguaje me 476 €/m2 kur nderkaq aty shitet me 1500€/m2!!! Edhe te dashur ta kish pasur ndertuesin nuk do ia jepte poshte cmimit te references dhe as nuk do e priste 10 vjet per pagesen, sidomos kur shesh se cmimet reale jane shume me lart. Ketyre sherbetoreeve te Rames dhe Balles ia kane kaluar vetingun edhe me kesisoj thagmash. Ndertuesi nderkaq fiton ca tendera tek bashkia e Tiranes qe e hetojne keta qe marrin apartamente dhoro.