Ballina Aktualitet Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave...

Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

65
0

Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi  është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes.

Me argumentin për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit, qarkullimi i lëvizjes me makinë do të kufizohet në kryeqytet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar planin, ku propozon që nxjerrja e makinave private në rrugë, të bëhet në ditë të caktuara të javës, për shembull sipas targës së makinës.

Kjo masë, e hedhur për konsultim publik, mund të nisë të zbatohet brenda këtij viti, nëse kalon për miratim, ndërsa një praktikë e ngjashme, është vendosur edhe në qytete të mëdhenj në Europë, SHBA dhe Azi.

Ndërkohë, plani kombëtar për të reduktuar emetimet e gazeve me  efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.