Ballina Kronika Ekzekutimi i Ramazan Mataj, Policia zbulon detajet: I riu ndikoi për prishjen...

Ekzekutimi i Ramazan Mataj, Policia zbulon detajet: I riu ndikoi për prishjen e martesës së motrës së autorit

32
0

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, i cili u qëlluar me breshëri plumbash në fshatin Dragoç.

Sipas bluve të Shkodrës, Arjon Hasaj raportohet se ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin pasi viktima kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorit.

29-vjeçari, banues në Dragoç, raportohet se për motive të dobëta ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ramazan Matajt.

I riu dyshohet se nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me 33-vjeçarin për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit”, informon policia.

Arjon Hasaj është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Gjithashtu është bërë e mundur edhe gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

Arjon Hasaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Ndërsa i vëllai, Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.